Seanca konstituive thirret në fillim të javës së ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi ka dal nga takimi me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Lajme

11/07/2017 13:39

Ademi ka thënë se në këtë takim është thënë se në fillim të javës së ardhshme do të mbet seanca për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se do ta votojë Haradinajn për kryeministër pasi ky i fundit i ka premtuar se do t’i plotësojë kërkesat e komunitetit ashkali në Kosovë.

Për ndryshe, lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar takim me përfaqësuesit e komuniteteve joserbe. /Lajmi.net/