Seanca konstituive mbahet nesër në ora 11, jo në ora 10

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka konfirmuar se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Lajme

06/09/2017 22:32

Ai ka thënë se vendimi për t’u mbajtur kjo seancë është marrë pas kërkesës që ka bërë PAN.

“Po, nesër mbahet seanca. Ajo do të nis në ora 11:00 dhe thirrja e saj është bërë pas kërkesës që ka bërë PAN”, ka thënë Mikullovci për Express..

Krerët e koalicionit PAN kanë kërkuar nëpërmjet një letre nga kryesuesi Mikullovci që ta caktojë seancën konstituive për të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është kërkuar ora 10 e mëngjesit.

Lexoni edhe:

PËRFUNDIMISHT ARRIHET MARRËVESHJA, seanca nesër në ora 10 (DOKUMENT)