Seanca e radhës kundër Azem Sylës më 1 shkurt

Pas mbylljes së seancës në Rastin “Toka”, gjykata ka caktuar më 1 shkurt seancën e radhës.

Lajme

24/01/2018 12:31

Azem Syla dhe të tjerët në Rastin “Toka” do të dalin para gjyqit përsëri më 1 shkurt.

Lajmin për caktimin e seancës në ditën e parë të shkurtit e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Afrim Salihu.

Seanca e sotme në rastin e ish-deputetit të PDK-së u mbyll për publikun, pasi avokati Besnik Berisha e kërkoi një mbyllje të tillë për të diskutuar rreth përfshirjes së gjyqtarit të Gjykatës Speciale Vladimir Mikula në trupin gjykues të rastit “Toka”.

Berisha u pyet nëse do të kërkonte përjashtimin e Mikulës nga ky gjykim, por avokati preferoi që për këtë çështje të diskutohet në seancë të mbyllur.

Berisha tha se nëse Gjykata Speciale fillon punën para përfundimit të procesit ndaj Sylës dhe të tjerëve, Mikula do të tërhiqet.

Avokati Salihu tha se kryetari i trupit gjykues i ka dhenë afat avokatit Berisha që deri të premten të dërgojë kërkesë me shkrim për përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues.