Seanca e Kuvendit vazhdon në 15:15

Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka shkuar në pushimin e drekës.

Lajme

30/07/2018 14:34

Vazhdimi i seancës pritet të filloj në orën 15:15.

Seanca e sotme ka filluar pas orës 10:00 dhe është debatuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Debati i fundit për këtë temë është ndërprerë të enjten kur deputetët ishin njoftuar për vdekjen e veprimtarit, Adem Demaçi.

Përveç debatit parlamentar për dialogun me Serbinë në seancë do të bëhet edheShqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.