Seanca e jashtëzakonshme për grupin “Drenica’ nesër në ora 10:00

(Plotësim) Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10, për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj rastit 'Drenica'.

Lajme

26/10/2016 14:28

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Kryesisë së Kuvendit, Aida Derguti, e cila sqaroi se në seancë do të flitet për vlerat e luftës pas situatës së krijuar nga vendimi i Apelit për rastin ‘Drenica’.

“Për mbajtjen e kësaj seance ka pasur pajtim nga gjithë anëtarët e kryesisë ndërsa për mbajtjen e kësaj seance janë mbledhur 40 nënshkrime”, ka thënë ajo.

…………………………

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca e jashtëzakonshme

Ka filluar mbledhja e kryesisë se Kuvendit ku do të caktohet për kohën e mbajtjes së seances së jashtëzakonshme për të diskutuar ndaj denimit të grupit “Drenica”.

Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e dha aktgjykimin në rastin ‘Drenica II’, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

I vetmi ndryshim në këtë vendim është se Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar. /Lajmi.net/

Ekskluzive: Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme