Së shpejti pagesat do të mund t’i kryeni thjeshtë me një selfie

MasterCard është duke testuar një sistem të ri të pagesave, përmes të cilit përdoruesit mund të bëjnë pagesa online thjeshtë duke drejtuar kamerën e celularit nga fytyra e tyre.

Auto & Tek

03/07/2015 11:26

Duket sikur pagesat në të ardhmen do të bëhen përmes një ‘selfie’ të thjeshtë me celularë – një ide kjo që është shumë e mirë dhe më e lehtë se metoda që kërkon kujtimin e kodit PIN.

Kompania e pagesave do të fillojë të eksperimentojë me këtë formë të re të sistemin biometrik në vjeshtë, transmeton Lajmi.net.

“Gjenerata e re, e cila është përshtatur në fotografitë selfie, do ta sheh këtë si një mënyrë argëtuese,” thotë Ayaj Bhalla nga MasterCard.

Testet e njohjes së fytyrës do të fillojnë shumë shpejtë, thotë MasterCard. Në fillim do të përdoret një pilot-program për 500 persona, ku do të përfshihet gjithashtu edhe njohja e shenjave të gishtit.

Përdoruesit do të kenë këto dy mënyra në dispozicion në të ardhmen e afërt, për të bërë pagesat apo për të nxjerrë para.