Së shpejti një tjetër smartphone i ri në treg, mund të vihet edhe në dorë (Foto/Video)

Ky smartphone, është pajisja më e re që Kina do ta sjellë në treg, e cila punon me prekje fleksibile dhe vihet në dorë si orë apo byzylyk.

Auto & Tek

25/05/2016 15:54

Jo vetëm kaq, ai mund të përdoret edhe në formë të shtrirë, pa probleme dhe shumë mbreslënës, transmeton lajmi.net.

Moxi Group, është kompania e cila do ta sjellë së shpejti këtë smartphone transparent, të fortë dhe me materialet më të holla në botë.

Mox, thotë se do të vë 100, 000 mijë copë në shitje nga fundi i këtij viti.

Kompania synon të sjellë një version shumëngjyrësh që do të bëhet sfiduese në vitin 2018.

Ky smartphone pritet të shitet rreth 760 dollarë. /lajmi.net

china moxi bendable mobile phone