Së shpejti një Nokia Lumia me sistemin Android

Webfaqja Evleaks raporton se Microsoft është duke planifikuar që të prodhojë një celularë Lumia i cili vepron përmes sistemit operatic Android të Google.

Auto & Tek

07/07/2014 17:39

Prodhuesi i celularëve Nokia, i cili tani është pjesë e Microsoft, është duke punuar për krijimin e një celulari Lumia të fuqizuar me sistemin Android, zbulon webfaqja Evleaks sot.

Microsoft e bleu biznesin e prodhimeve të celularëve Nokia në prill për $7.2 miliardë, në përpjekje për të fituar më shumë klient me sistemin e tyre të celularëve Windows Phone dhe të jetë në garë biznesi me Samsung dhe Apple.

Nokia e cila ende është si një kompani për celularë, ka qenë gjithmonë partneri më i afërt i Microsoft dhe përfaqësuesi më i madh i sistemit operativ Windows Phone.

Duke përdorur sistemin Android të Google në celularët Lumia, shihet si një shansë e madhe nga Microsoft për të fituar sa më shumë klientë.