Së shpejti nis seriali ‘O sa mirë’, paralajmëron shumë të reja

Seriali më i pëlqyer vendor "O sa mirë" pritet të filloj së shpejti.

ShowBiz

26/09/2018 22:39

Aktori i njohur, Ernest Zymberi ka paralajmëruar rikthimin e serialit “O sa mirë” me shumë surpriza, shkruan lajmi net.

“Seriali O sa mirë zyrtare po vazhdon… me risi dhe ide shumë interesante. I dyti pi fundit Lugina ju uron sha o njo e mire o gjin tmirë”, ka shkruar ai në postimin e fundit të publikuar në Instagram.

Këtë vit po ashtu do të rikthehet edhe profesoresha e Fizikës, Jana Hajdari e cila i ka dhënë më shumë hare emisionit.

Duhet theksuar se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit të ri të serialit “O Sa Mirë” ashtu sikurse serialit për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”. /Lajmi.net/