Së shpejti konkursi për Policinë

Ivica Dacic ka thënë se konkursi për pranimin e ish pjesëtarëve të MUP’it serb në Policinë e Kosovës do të hapet së shpejti. Ai ka thënë se dje është diskutuar për “çështje statusore” të pranimit të këtyre policëve.

Lajme

06/12/2013 13:22

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë të premten se në bisedimet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi është definuar forma me anë të cilës dot bëhet integrimi, apo pranimi i kandidatëve serbë në Policinë e Kosovës.

“Gjatë këtyre ditëve do të hapet konkursi për pranimin e këtyre personave të MUP’it serb në Policinë e Kosovës”.

Kryeministri serb ka thënë se në takimin e djeshëm në Bruksel janë diskutuar disa “çështje statusore”, që kanë të bëjnë me kontratat e punës së këtyre policëve.

“Është arritur një marrëveshje për policinë, këto ditë do të shpallen konkursi për pranimin e këtyre njerëzve të MUP’it. Mbetet e hapur çështja e gjyqësorit për të cilët do të diskutohet në takimin e radhës më 13 dhjetor”.