Së shpejti edhe paisja e cila na i mbush telefonat me 100% bateri për vetëm 5 minuta (Video)

Jetëgjatësia e baterisë gjithmonë ka qenë një ndër pikat e dobëta tek telefonat e mençur.

Auto & Tek

16/11/2015 16:21

Edhe pse të krijojnë mundësi të shumta, të bësh foto, ti ndreqësh ato, të shikosh filma etj, nëse do të ndalen pas një ore si pasojë e jetëgjatësisë së vogël të baterisë, atëherë më mirë ti rikthehemi Nokia 5210.

Sidoqoftë, ndihma po vjen, pasi që një paisje e cila i mbush telefonat me bateri shumë shpejt veçse ka filluar të dizajnohet dhe prodhohet.

Kompania e teknologjisë Japoneze, Huawei, sapo ka lansuar një video në të cilën shihet një bateri e telefonit duke u mbushur rreth 50% për 5 minuta.

Sipas shqyrtimeve të shumta, thuhet se telefoni Huawei e ka jetëgjatësinë e baterisë rreth 14 orë kur është i mbushur plot, gjë e cila do të thotë se për 5 minuta mbushje të baterisë ju do ta përdorni telefonin tuaj për 7 orë, raporton lajmi.net.

“Huawei beson se kjo teknologji e re e cila i mbush bateritë brenda pak minutave do të shpie drejt një revolucioni në paisjet elektronike”, ka thënë kompania.

Ata gjithashtu kanë shtuar se së shpejti do të jemi të aftë ta mbushim plot baterinë e telefonit tonë derisa ne e përgatitim një kafe për vete.

Dy video të lansuara tregojnë bateri të madhësive të ndryshme duke u mbushur me atë paisje.

Bateria e vogël shihet duke u mbushur deri në 68% nga zeroja për vetëm 2 minuta, ndërsa bateria më e madhe mbushet nga 0 deri 48% për vetëm 5 minuta.

Nëse kjo teknologji lansohet së shpejti, i bie që një iPhone 6S me madhësinë e baterisë së tij do të mbushej 100% për vetëm 7 minuta.

Por fatkeqësisht, Huawei ende nuk e ka bërë të ditur datën e saktë se kur ne do ta kemi në dorë këtë paisje. /Lajmi.net