Së shpejti dueti? Capital Bra dhe Azet, përshëndetje të veçantë për shqiptarët

Azet po zhvillon karrierë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

ShowBiz

16/09/2018 12:21

Reperi ka përmbyllur me sukses sezonën e verës, ku në çdo vend ku performoi ishte plot me publik, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Azet është rikthyer në Gjermani, ku po punon rreth projekteve të reja, e së fundi u shfaq bashkë me reperin e njohur Capital Bra në studio muzikore.

Përmes videos që postoi Azet, dy reperët përshëndesin shqiptarët, ndërsa kanë dhënë sinjale se po punojnë rreth një projekti të përbashkët.

Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të kemi një bashkëpunim mes Azet dhe Capital Bra. /Lajmi.net/