Së shpejti do të kemi lente teleskopike për sy

Ka pasur disa përparime të habitshme në lente gjatë këtyre viteve. Paramendoni nëse do të ishit në gjendje që të rrisni deri në 3 herë më shumë madhësinë e vizionit tuaj normal.

Auto & Tek

25/03/2015 14:35

Një prototip i ri për lentet e zgjeruara ishte prezantuar për publikun në vitin 2013 nga Eric Trembly gjatë një takimi të Shoqatës Amerikane për Avancime Shkencore në Kaliforni.

Lentet përmbajnë një teleskop të vogël alumini i cili ishte financuar për herë të parë nga Mbrojtja e Projekteve të Avancuara Kërkimore (DARP) për t’u përdorur më pas si kamera super-të holla për dronët. Ato lente tashmë janë rikrijuar dhe konvertuar në një sistem më të mirë të pamjes, transmeton Lajmi.net.

Këto lente do të jenë një ndihmë për 265 milionë njerëz në mbarë botën të cilët kanë degjenerim molekular të lidhur me moshën, ose që kanë humbje të receptorëve të dritës në sy, që është shkaku kryesor për verbërim tek të rriturit.

Kështu, shkencëtarit kanë qenë duke ri-punuar në modelin e qelqit për këto lente, që do të lejonte më shumë fleksibilitet. Ata kanë në plan që të bëjnë një dizajn më të hollë dhe më të lehtë për t’u veshur.

Këto lloje të prototipit do të hapin rrugë për të gjitha avancimet e tjera të dobishme që kanë potencial për të ndihmuar miliona njerëz në botë, transmeton Lajmi.net.

Imagjinoni sikur pilotët do të kishin qasje në këtë teknologji. Kjo do të mund të përdorej nga ata për të gjetur më lehtë hapësira më të përafërta për ulje në zonat rurale të cilat më herët nuk kanë qenë të dukshme.

Në raste të fatkeqësive dhe misioneve të shpëtimit, këto lente do të mund të afronin shumë pamjen në mënyrë që të ndihmohen dhe të gjinden njerëz.