Së shpejti do ta shohim në politikë, këngëtari i njohur kandidon për kryetar bashkie

Njihet për deklaratat e drejtpërdrejta.

ShowBiz

09/11/2018 22:40

Kastro Zizo ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri, në duet me Suelën, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka qenë i ftuar sonte (e premte), në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ndër të tjera u pyet edhe se a do t’i hyjë politikës.

“Nuk po flas për në bashkinë e Tiranës, por e kam fjalën që mund të kandidoj për Përmetin. Të gjithë e dinë që unë jam me prirje të majta dhe mund ta shikoj që të kandidoj si kryetar bashkie atje për LSI. Por nuk mund të flas ende pa folur me zonjën Kryemadhi apo me kryesinë e kësaj partie” ka thënë ai. /Lajmi.net/