Së shpejti bota bëhet me domate që nuk prishen kurrë

Prej bërjes së sallatave e deri tek futja e tyre në hamburgerë, domatet janë shumë të mira – përderisa nuk zbuten dhe prishen.

Lifestyle

26/07/2016 04:23

Dhe mekanizmi që ndikon në zbutjen dhe prishjen e tyre kishte qenë mister deri tani.

Biologët tani kanë identifikuar një gjen i cili luan një rol thelbësor në kontrollimin e zbutjes së domates, i cili mund të çojë në varietete të reja për një shije më të mirë të domates dhe për një qëndrueshmëri më të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Domatja është një nga perimet më të vlefshme në botë, me një vlerë totale globale prej 50 miliardë dollarë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bioshkencave në Nottingham, kanë identifikuar gjenin i cili duket se është përgjegjës për prishjen e domateve. Dhe ata mendojnë se duke e “fikur” atë, do të arrihet që domatja të zgjasë më gjatë dhe të ketë një shije më të mirë.