Së paku 17 të vdekur nga zjarri në një hotel në Indi – Lajmi.net
Së paku 17 të vdekur nga zjarri në një hotel në Indi
Autori: Lajmi.net BotaLajme 9:02, 12 February 2019
Policia në Nju Delhi tha se së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, tha se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace.

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

Autoritetet po vazhojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.

Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave./Rel/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO