Së bashku për bukën e Kosovës

Moto e kompanisë M&Sillosi me seli në fshatin Xërxë, Rahovec po vihet në funksion të plotë të fjalës. Kolona të mjeteve të transportit të bujqve kosovar pa shkëputur sjellin rendimentin e korrjeve 2016 në sillosët e kompanisë. Kush për këmbim të grurit me produktet e gatshme e të tjerët për shitje.

Lajme

09/07/2016 17:32

Kompania M&Sillosi i ka realizuar të gjitha përgatitjet paraprake për sezonin e sivjetmë dhe sipas raporteve të para, sezoni i sivjetmë është me një bereqet më të madh krahasuar me vitet paraprake si dhe me numër shumë më të madh të bujqve që e përzgjedhin M&Sillosin për ta përpunuar grurin e tyre dhe për të siguruar miell për nevojat e tyre afatgjate për ushqim.

Menaxhmenti i kompanisë bën të ditur se korrjet në Kosovë tanimë ka një javë që kanë filluar, por që intensiteti i korrjeve është shtuar menjëherë pas festës së Bajramit dhe zyrtarisht mund të thuhet se rendimenti i sivjetmë është përafërsisht për 50% më i lartë se ai i vitit 2015. Këto ishin edhe pritshmëritë e kompanisë duke u bazuar në faktin se gjatë mbjelljeve vjeshtore vitin e kaluar, bujqit e Kosovës kanë pranuar apelin e M&Sillosi-t për ta përzgjedhë farën e grurit që jep rendiment më të lartë të grurit. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se kushtet  klimatike që kanë mbretëruar gjatë tërë kohës kanë qenë shumë të përshtatshme për kultivimin e grurit.  Po ashtu për sa i përket kualitetit të grurit të këtij viti, zyrtarët kompetent të kompanisë theksojnë se gruri është i kualitetit të mirë, për të cilën thonë poashtu se ky rezultat i kualitetit të mirë të grurit është përzgjedhja më e mirë e farës së grurit, trajtimit më të mirë me preparate adekuate si dhe kushteve jashtëzakonisht të mira klimatike.

Kompania M&Sillosi u bënë thirrje gjithë bujqve dhe kooperativave bujqësore që funksionojnë si pika grumbulluese të mbajnë radhët për dorëzimin e grurit. E njëjta kompani ka siguruar fuqi punëtore shtesë për të përballuar fluksin e dorëzimit të grurit në mënyrën më të mirë.

Vlen të theksohet se M&Sillosi si kompani është dëshmuar në korrektësinë ndaj të gjithë bujqve andaj kjo korrektësi edhe shpërblehet me besimin e plotë që bujqit shprehin ndaj kësaj kompanie. Zyrtarët kompetent të M&Sillosi shpjegojnë se procesi i pranimit të grurit nuk është një proces i thjeshtë por kërkon përpikëri si në përcaktimin e grupit të kualitetit e poashtu edhe në procesin e menjëhershëm të pastrimit dhe të trajtimit të grurit.

Menaxhmenti i M&Sillosi-t falënderon të gjithë bujqit për punën e tyre të mirë që e kanë bërë gjatë tërë vitit si dhe shpreson dhe beson se puna e mirë e tyre do të vazhdoj edhe vjeshtën e ardhshme kur edhe vie koha për mbjellje të reja të sipërfaqeve të grurit. Duke rritur sipërfaqet e mbjella me grurë dhe duke u bazuar në punën e mirë qe e bëjnë bujqit e Kosovës, menaxhmenti i kompanisë beson se një ditë të gjithë së bashku do arrijmë të sigurojmë bukën e Kosovës dhe ti plotësojmë 100% nevojat e Kosovës.

fghg hjkhj dfgdf