S’do ta besoni sa kushton një Golf i vitit 1983 në Shtutgart

Faqja e njohur gjermane për shitjen e makinave “mobile.de” ka publikuar një shpallje, duke shfaqur gjeneratën e parë Golf GTI me një çmim prej 19.000 eurosh. Bëhet fjalë për një model të prodhuar në vitin 1983, por mund të thuhet se është e njëjta makinë.

Auto & Tek

09/01/2017 13:52

Golfi, i cili është ofruar në Shtutgart, ka ndryshuar dukshëm, në vend të standardit 115, motori zhvillon 600 kuajfuqi. Gjithashtu ka ngjyrë të veçantë dhe është dizajnuar me rrota të kuqe alumini.

Në shpalljen në fjalë theksohet se, edhe pse makina është prodhuar 33 vjet më parë, ka të kaluara vetëm 5.000 km dhe fotografitë tregojnë se brendia e automjetit është në gjendje të shkëlqyer.

Megjithatë, shumë thonë se e gjithë kjo nuk mund ta justifikojë çmimin e lartë. /albinfo.ch