S’do ta besoni klubin e ri të Alban Mehës

Mediat turke zbulojnë të ardhmen e Alban Mehës.

Sport

28/04/2016 23:17

Fantazisti shqiptar po bën që të gjithë të flasin për të jo vetëm për ftesën e munguar nga De Biasi por edhe për skuadrën e re.

“Anadoludabugunspor” ka bërë me dije se mesfushori i Koniaspor-it do të transferohet në një tjetër skuadër për sezonin e ardhshëm.

Sipas lajmit, bëhet fjalë për Al Nassr, skuadrën që merr pjesë në Superligën e Arabisë Saudite, shkruan “Asport”. Portali bën me dije se paraqitja e mesfushorit shqiptar ka bindur drejtuesit e këtij klubi që të hidhen në sulm pa pritur përfundimin e sezonit.