Scott për dialogun: Nuk kemi vija të kuqe, çdo marrëveshje mes shteteve është e pranueshme për SHBA-të

Ambasadori amerikan Kyle Scott mori pjesë në "Ballkan 360: Vlerësimi i angazhimit gjerman dhe amerikan në Ballkanin Perëndimor", në kuadër të Forumit të Sigurisë të Beogradit, dhe me këtë rast ai tha se SHBA-të e pranojnë ndonjë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit e cila është e plotë dhe e cila mund të aplikohet dhe ajo që udhëheqësit besojnë se mund të kenë mbështetjen e popullit.

Lajme

19/10/2018 23:55

“Ne ju japim hapësirë dhe varet nga ju si do ta zhvilloni atë. Ne nuk tërheqim vija të kuqe – kjo mundet e kjo nuk bën, por ne i thamë qartë të dy palëve që SHBA-të nuk kanë kontroll bosh. Ne duam të shohim se çfarë mund të arrijnë dy shtetet dhe nëse mund ta mbështesim – tha Kyle Scott, transmeton lajmi.net

Ai beson se status quo-ja ka rreziqe, jo vetëm si një konflikt i ngrirë, por edhe për qëllimet që do të mund të çonin në paqëndrueshmëri në rajon.

“Unë i kuptoj ata që flasin për Kutinë e Pandorës, por nuk jemi në vitin 1999. Ne jemi duke pritur për të propozuar një marrëveshje, por është e vështirë të mos pranohet nëse arrinë një marrëveshje me të cilën të dy shtetet mund të jetojnë.”

“SHBA-të janë dy dekadat e fundit të qëndrueshme, që nga rënia e Millosheviqit, duke këmbëngulur në rajon drejt pajtimit, për të ecur përpara rajoni në ndërtimin e së ardhmës dhe rritjes ekonomike me demokraci të forta e cila bazohet në sundimin e ligjit dhe të forcuara nga liria e medias”, u shpreh më tutje Scott.

“Në 17 vitet e fundit, ne kemi ofruar ndihmë vetëm për Serbinë në vlerë prej një miliardë dollarësh, kryesisht si mbështetje për këto drejtime zhvillimi. Asnjë hap drejt reformave nuk mund të imponohet nga jashtë, por duhet të zbatohet nga udhëheqësit dhe të pranohen nga qytetarët të cilët kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër.”

Ai është shprehur gjithashtu se ka vonesa në këtë proces, sepse këto janë të gjitha çështjet e vështira dhe kërkojnë më shumë guxim e vendosshmëri të udhëheqëzve, por edhe nevojë për mbështetje të qytatarëve.

“Megjithatë, jam optimisht rreth rajonit dhe asaj se ku po shkon ky rajon. Amerika gje Gjermania kanë një pikpamje pozitive për Ballkanin dhe gjithçka që është bërë në Evropë që nga hyrja në NATO për integrimit dhe investimet. Ndërsa ne nuk kemi këtë mendim për Moskën, ne mendojmë se ata mendojnë më shumë rreth strategjisë gjeopolitike”, ka thënë Scott.

Ai gjithashtu pohoi se SHBA-të gjithmonë kanë qenë “tifoz” të zgjerimit të BE-së, madje edhe në këtë rajon, sepse BE është forca më e fuqishme për një tranzicion paqësor./Lajmi.net/