Scott: Marrëveshja Kosovë-Serbi, siguron lirinë e serbëve

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se incidenti në fshatin Poterq të Klinës thekson nevojën për të punuar në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme

29/05/2018 11:32

“Incidenti i djeshëm në Poterq thekson nevojën për të punuar në një marrëveshje për normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila duhet t’iu sigurojë qytetarëve serbë të marrin pjesë në jetën politike, shoqërore dhe fetare në Kosovë pa frikë për sigurinë e tyre”, ka thënë Scott, përcjell lajmi.net.

Dje në fshatin Poterq shqiptarët e Kosovës protestuan kundër një manifestimi që po e mbanin serbët në kishën e Trinisë së Shenjtë. Sipas medieve serbe një person është lënduar.

Pas përfundimit të manifestimit qytetarët serbë janë shpërndarë në drejtim të qytetit të Pejës nën përcjellje të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/