Scolari ia jep një shqelm Alvesit

Shaka në stërvitjet e Brazilit. Selektori Luiz Felipe Scolari ia ka dhënë një shqelm Dani Alvesit në testikuj, ndërsa mbrojtësi i djathtë më pas ra në tokë, duke u ankuar për dhimbje.

Sport

16/06/2014 10:26

Disponimi në kampin brazilian pas fitores ndaj Kroacisë e ka arritur kulmin. Krahas ushtrimeve, lojtarët po zbaviten njëkohësisht në stërvitje.

Dhe, aspak mangut nuk ia len as selektori Luiz Felipe Scolari, i cili ka qenë protagonist me një gjest.

Në fakt, trajneri e goditi në testikuj me një shqelm mbrojtësin e djathtë Dani Alves, i cili me këtë rast përfundoi në tokë, duke u ankuar për dhimbje.

Sidoqoftë, gjithçka shkoi drejt normalitetit pas pak minutash dhe futbollisti i Barcelonës i vazhdoi stërvitjet.