Scolari e ka gati ekipin për Botëror

Luiz Felipe Scolari thotë se 95% është i qartë rreth skuadrës së Brazilit, e cila do të luajë në Botëror gjatë verës, por e pranon se dyert janë të hapura për ftesa të befasishme në fund. ‘Seleçao’ do të përballet me Afrikën e Jugut në Johannesburg të mërkurën, ndërsa do t’i vazhdojnë përgatitjet për evenimentin…

Sport

04/03/2014 18:31

Luiz Felipe Scolari thotë se 95% është i qartë rreth skuadrës së Brazilit, e cila do të luajë në Botëror gjatë verës, por e pranon se dyert janë të hapura për ftesa të befasishme në fund.

‘Seleçao’ do të përballet me Afrikën e Jugut në Johannesburg të mërkurën, ndërsa do t’i vazhdojnë përgatitjet për evenimentin që do të mbahet gjatë verës.

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho dhe mbrojtësi i djathtë i Bayern Munichut, Rafinha janë dy befasitë e Scolarit, ndërsa 62 vjeçari, i cili e shpalli Brazilin kampion të botës më 2002, e ka në mendje se kë di ta ftojë gjatë verës.

“E kujtoj Botërorin 2002, kur i kisha marrë lojtarët që nuk kishin luajtur kurrë me mua”, theksoi trajneri brazilian në konferencë për shtyp.

“Ricardindo nuk ka luajtur kurrëpër mua. Kaka vetëm në lojën e fundit. Kushdo që luan, e ka një rast. Kjo është mundësia e parë të punoj me Fernandinhon e Rafinhan, ndërsa ata mund ta luajnë tërë ndeshjen, sepse nevojitet më shumë për ta nxjerrë një përfundim”, vazhdoi ai.

“E kam tashmë një grup të ngushtë. Do ta shikoj nëse dikush më ofron diçka ndryshe nga ata që i kam në dispozicion. Ky grup lojtarësh, që e kam momentalisht, mund të them se është 95% apo 90%, ai që do të jetë në Botëror”, përfundoi Scolari.