Schwarzenegger viziton Barcelonën, ja si e quan Messin

Ylli i Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger, ka komentuar Leo Messin.

Sport

25/09/2017 08:52

Ai ka thënë që Messi është “terminatori i futbollit”, përcjellë “Lajmi.net”. Schëarzenegger ka thënë që e do Barcelonën, në një vizitë në “Camp Nou”.

“E dua Barcelonën, është kënaqësi të jem këtu. E kam bërë ‘Arnolld Classic” në gjitha kontinentet dhe Barcelona është shumë e rëndësishme pasi përfaqëson klasikën evopiane”, deklaroi Schwarzenegger.

“Vizituam gjithë kontinentet duke promovuar fitnesin, shëndetin dhe bodybuildingin”.

“Kam luajtur futboll, por talenti im ishte në Bodybuilding. Të gjithë kanë talent në zona të caktuara, doja të bëhesha kampion bote dhe ia arrita”.

“Vitin e kaluar vizitova klubin e Barcelonës dhe i shikova në stërvitje, ishte fantastike. Kur rritesh me futbollin, e ke gjithmonë në mendje. Klubet evropiane janë në përgjithësi të mira dhe Barcelona është njëra nga ato, natyrisht dhe Real Madridi”.

“Messi është ‘Terminatori i futbollit’, mund ta thojmë këtë”, ka thënë Schwarzenegger.

dkgxzuixoaexbxq-e1506291100540-780x439