Schwarz: Kjo Serbi në BE? Nein! No! Ne! Jo! Non!

Jo nuk ishte çështja e flamurit. Ishte një racizëm i pastër, urrejtje e qartë. Kështu ka thënë deputeti gjerman Stefan Schwarz, duke komentuar dhunën e shfaqur në Beograd, e cila çoi tek ndërprerja e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikim në kampionatin evropian.

Lajme

16/10/2014 12:49

“Në stadium, dhjetëra-mijëra serb ulërinin, ‘Mbytini, vrisni të gjithë shqiptarët’ dhe ‘vrisni dhe masakroni (rrjepini) deri sa më nuk mbetët asnjë shqiptarë’”, ka shkruar deputeti gjerman Stefan Schwarz, në profilin e tij në Facebook.

“E, ai ministri i Jashtëm serb Dacic, thotë se kinse flamuri ishte një provokim i planifikuar nga shtetet perëndimore! Dhe me këtë mentalitet dëshiron të vije në përfundim!”.

“Një Serbi e tillë nuk ka se çka kërkon në Bashkimin Evropian. Ne nuk duam të importojmë asnjë urrejtës dhe asnjë racizëm. Mjafton me Milosevicin. Ne nuk duam pasardhës të tij në Bashkimin Evropian”.