Schurrle zëvendësues i Reusit?

Mediat gjermane, më saktësisht ajo Bild, e cila njihet si njëra ndër më të besueshmet, raporton se Andre Schurrle do të jetë zëvendësuesi i Marco Reusit të Dortmundi.

Sport

09/11/2014 21:34

E përditshmja gjermane Bild, e cila është shumë e saktë sa i përket spekulimeve, ka konfirmuar se Andre Schurrle do të zëvendësojë Reusin te skuadra e Dortmundit.

Largimi i Reusit nga Dortmundi pothuajse është një gjë e sigurtë, ndërsa ai po lidhet me një kalim te Bayerni, Barcelona apo Real Madridi.

Jurgen Klopp është duke e shikuar Schurrlen si zëvendësues të tij, pasi lojtari gjerman nuk po arrin të bindë me aftësitë e tij, trajnerin e Chelseas Jose Mourinhon.

Me arritjen e Diego Costas dhe Loic Remyt, Schurrle sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge për në Dortmund.