Schumi refuzon Lotusin

Sipas medieve gjermane, ish ngasësi i famshëm i Ferrarit, Michael Schumacher ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Lotusit për ta zëvendësuar Kimi Raikkonenin e lënduar, në dy garat e fundit të këtij sezoni në Formula 1. Shtatë herë kampioni i botës ishte rikthyer në F1 më 2010, në bolidin e Mercedesit. Ai qëndroi në…

Sport

14/11/2013 07:00

Sipas medieve gjermane, ish ngasësi i famshëm i Ferrarit, Michael Schumacher ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Lotusit për ta zëvendësuar Kimi Raikkonenin e lënduar, në dy garat e fundit të këtij sezoni në Formula 1.

Shtatë herë kampioni i botës ishte rikthyer në F1 më 2010, në bolidin e Mercedesit. Ai qëndroi në këtë skuadër deri në vitin 2012, por pa regjistruar rezultate të mira me të cilat kishte hyrë në legjendë të këtij sporti.

Raikkonen ka arritur marrëveshje me Ferrarin që nga edicioni i ri të jetë partner i Fernando Alonsos duke zënë vendin e brazilianit Felipe Massa.

Dhe, sipas të përditshmeve gjermane Bild dhe Die Welt, Lotus në vend të finlandezit të dëmtuar, ka kërkuar Schumacherin, por ikona e sportit ka refuzuar mundësinë e një tjetër rikthimi në Formula 1.