Schumacheri vështirë të shërohet

Ish shefi i stafit mjekësor në Formula 1, Gary Hartstein është pesimist për shanset e shërimit të Michael Schumacherit. Ylli gjerman vazhdon të jetë i shtrirë në spitalin e Grenobles pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel. Mirëpo, tashmë një kohë të gjatë nuk janë publikuar lajme që tregojnë për përmirësimin…

Sport

26/03/2014 10:53

Ish shefi i stafit mjekësor në Formula 1, Gary Hartstein është pesimist për shanset e shërimit të Michael Schumacherit.

Ylli gjerman vazhdon të jetë i shtrirë në spitalin e Grenobles pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel.

Mirëpo, tashmë një kohë të gjatë nuk janë publikuar lajme që tregojnë për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Hartstein është i brengosur. “Sa më tepër kohë që kalon, aq më të vogla janë shanset që Michael të shërohet. Mendoj se në një të ardhme të afërt, stafi mjekësor do të vendos se ka pacient të tjerë të cilët kanë më tepër nevojë për shtratin se sa Michael, nëse gjendja e tij nuk shkon në përmirësim”, deklaroi Hartstein i cili ishte shef i stafit mjekësor në Formula 1 gjatë periudhës 2005-2012.

“Jam i prekur thellë nga përkrahja e madhe për të. Por, nga ana tjetër jam i brengosur se qka do të ndodh kur do të publikohet ndonjë lajm i keq”, u shpreh ai.