Schumacheri i Chelseas

Andre Schurrle është i shpejtë, gjithmonë ka qenë. Ai lindi për të vrapuar, e pastaj e mori topin, u bë edhe më i shpejtë dhe ka ritëm të jashtëzakonshëm në lojën e tij që e solli në Chelsea më herët gjatë këtij viti. Si gjerman, inspirim për shpejtësi e ka kënd tjetër përveç ikonën e…

Sport

14/12/2013 14:06

Andre Schurrle është i shpejtë, gjithmonë ka qenë. Ai lindi për të vrapuar, e pastaj e mori topin, u bë edhe më i shpejtë dhe ka ritëm të jashtëzakonshëm në lojën e tij që e solli në Chelsea më herët gjatë këtij viti.

Si gjerman, inspirim për shpejtësi e ka kënd tjetër përveç ikonën e Formulës 1, Michael Schumacher. “Më pëlqen shpejtësia në çdo situatë në jetën time”, deklaroi ai.

“Ai e shkatërroi atë veturë”, u shpreh Schurrle derisa shkundte kokën duke kujtuar aventurën e tij së bashku me bashkëlojtarin gjerman Marco Reus dhe Schumacherin në një ngjarje të organizuar nga një sponsor në jug të Francës.

“Ai është shtatë herë kampion i botës andaj u ndjeva i sigurt, por Reus u mbulua nga djersët dhe në fund duartrokitën: Jemi gjallë, jemi gjallë”, shpjegoi Schurrle i cili me paraqitjet e tij të deritashme me Chelsean ka marrë lëvdata edhe nga menaxheri Jose Mourinho.

“Schurrle është ende i ri dhe tashmë ka një histori të mirë sepse luan në ekipin Kombëtar, ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ka kompletuar tri sezone për Bayer Leverkusenin”, deklaroi Special One.