lajmi.net

Schumacher zgjohet nga koma

Michael Schumacher është zgjuar nga koma. Legjenda e Formulës 1 është liruar nga spitali në Grenoble dhe do të vazhdojë trajtimin pas lëndimeve të rënda në kokë.

Sport

16/06/2014 13:14

Ish kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher është zgjuar nga koma.

Ylli gjerman i cili pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë aksidentit në skijim në fund të vitit 2013, është larguar nga spital francez, ku ishte duke u trajtuar pas aksidentit.

“Michael është larguar nga spitali CHU në Grenoble, për të vazhduar një fazë të gjatë të rehabilitimit. Ai nuk është më në komë”, deklaroi nëpërmjet një komunikate, zëdhënësja dhe menaxherja e tij, Sabina Kehm.

Por, në komunikatë nuk u bë e ditur se ku është transferuar Schumacher, edhe pse lajmi i zgjimit nga koma do t’i gëzojë të gjithë adhuruesit e tij.  

Schumacher zgjohet nga koma?

Pas katër javësh në gjendje kome, pas aksidentit të rëndë në Aplet franceze, Michael Schumacher është në fazë të zgjimit nga mjekët e spitalit në Grenoble. Sipas të përditshmes sportive franceze L’Equipe, ish kampioni i botës në Formula 1 “ka reaguar pozitivisht në procesin e zgjimit nga koma, të nisur në fillim të kësaj jave”.…

Sport

29/01/2014 11:53

Pas katër javësh në gjendje kome, pas aksidentit të rëndë në Aplet franceze, Michael Schumacher është në fazë të zgjimit nga mjekët e spitalit në Grenoble.

Sipas të përditshmes sportive franceze L’Equipe, ish kampioni i botës në Formula 1 “ka reaguar pozitivisht në procesin e zgjimit nga koma, të nisur në fillim të kësaj jave”.

Mirëpo, nuk ka vonuar dhe menaxhmenti i Schumacherit, ka publikuar një komunikatë nën emrin e zëdhënëses së tij, Sabine Kehm duke kërkuar që opinioni të mos i besojë asnjë lajmi që nuk vjen nga familja ose stafi mjekësor.

“Insistoj sërish se çdo njoftim rreth gjendjes shëndetësore të Michaelit që nuk vjen nga stafi mjekësor ose menaxhmenti i tij janë vetëm spekulime. E përsëris, nuk komentojmë asnjë spekulim”.

LM