Schumacher, zbulohet e vërteta

Michael Schumacher nuk është duke shfaqur shenja të përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Sport

24/02/2016 11:12

Kanë kaluar më tepër se dy vjet prej kur Michael Schumacher pësoi lëndime të rënda pas një aksidenti në skijim në alpet franceze.

Shtatë herë kampioni i botës kaloi disa muaj në gjendje kome në spitalin e Grenobles, para se të transferohej tek një spita në Lausanne.

Por, si është ai tani? “News24.com” ka bërë të ditur se Schumacher vazhdon të jetë i palëvizshëm dhe pa vetëdije, përcjell ‘Lajmi.net’.

Familja e tij por edhe menaxhmenti nuk janë duke dhënë shumë lajme për gjendjen e tij.