Schumacher, rrezik nga koma e përjetshme

Rikthehet frika për shëndetin e Michael Schumacherit. Revista gjermane Focus ka shkruar se ish shtatë herë kampioni i Formulës 1 mund të mbetet përgjithmonë në gjendje kome, pas këshillave të marra nga disa ekspertë të neurokirurgjisë. E përditshmja gjermane Bild raportoi të mërkurën se Schumacher është në gjendje më të mirë shëndetësore, pas 18 ditësh…

Sport

16/01/2014 13:58

Rikthehet frika për shëndetin e Michael Schumacherit.

Revista gjermane Focus ka shkruar se ish shtatë herë kampioni i Formulës 1 mund të mbetet përgjithmonë në gjendje kome, pas këshillave të marra nga disa ekspertë të neurokirurgjisë.

E përditshmja gjermane Bild raportoi të mërkurën se Schumacher është në gjendje më të mirë shëndetësore, pas 18 ditësh të qëndrimit në spitalin e Grenobles ku u shtri pas aksidentit të rëndë që pësoi pas rrëzimit derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel në Francë.

Menaxhmenti dhe familja e ikonës gjermane vazhdojnë të qëndrojnë në heshtje.

Mirëpo, neurokirurgu Andreas Zieger ka shpjeguar për Focus: “Nuk duhet të spekulojmë. Jemi duke folur për jetë a vdekje. Një komë në teori mund të qëndrojë për gjithë jetën”.