Schumacher po zgjohet

Lajm i mirë nga Michael Schumacher. Legjenda e Formulës 1 vazhdon të shfaq shenja të përmirësimit të gjendjes shëndetësore. Ylli gjerman ka treguar “momente të vetëdijes” në procesin e zgjimit nga koma, ka njoftuar menaxherja e tij Sabine Kehm nëpërmjet një komunikate. “Ne mbetemi optimist se gjendja e tij shëndetësore do të vazhdojë të shfaq…

Sport

04/04/2014 11:23

Lajm i mirë nga Michael Schumacher. Legjenda e Formulës 1 vazhdon të shfaq shenja të përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Ylli gjerman ka treguar “momente të vetëdijes” në procesin e zgjimit nga koma, ka njoftuar menaxherja e tij Sabine Kehm nëpërmjet një komunikate.

“Ne mbetemi optimist se gjendja e tij shëndetësore do të vazhdojë të shfaq shenja të përmirësimit”, shtoi ajo.

Mjekët në Francë kanë punuar së fundmi në zgjimin e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 nga koma.

45-vjeçari gjerman pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë një aksidenti derisa ishte duke skijuar në alpet franceze më 29 dhjetor të vitit të kaluar.