Schumacher po përmirësohet

Michael Schumacher është më mirë. Gjendja e ish pilotit gjerman po përmirësohet, siguron gruaja e tij, Corinna Betsch.

Sport

08/07/2014 17:23

Vazhdon të qëndrojë i shtrirë, por vazhdon gjithashtu të përmirësohet gjendja e Michael Schumacher, 155 ditë pas incidentit që e pësoi duke skijuar.

Për këtë ka siguruar bashkëshortja e ish pilotit të njohur gjerman, Corinna Betsch. “Shkojmë përpara, lehtë po shkojmë përpara”, ka thënë ajo për ‘Neue Post’.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 kishte qëndruar në gjendje kome për disa muaj, duke rrezikuar të vdiste, por së fundmi u këndell dhe ka filluar të kontaktojë kohë pas kohe me familjarët e tij.