Schumacher në këpucët e Podolskit

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski ka njoftuar se në ndeshjen e ardhshme kundër Manchester Unitedit të mërkurën, do të paraqitet me këpucë sportive që do të mbajnë një mesazh për bashkëkombësin e tij, Michael Schumacher. Ish ylli i Formulës 1 është ende i shtrirë në spitalin e Grenobles, pas aksidentit të rëndë që pësoi derisa…

Sport

11/02/2014 14:30

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski ka njoftuar se në ndeshjen e ardhshme kundër Manchester Unitedit të mërkurën, do të paraqitet me këpucë sportive që do të mbajnë një mesazh për bashkëkombësin e tij, Michael Schumacher.

Ish ylli i Formulës 1 është ende i shtrirë në spitalin e Grenobles, pas aksidentit të rëndë që pësoi derisa ishte duke skijuar në alpet franceze.

“Lufto, Michael. Shërohu shpejt”, është mesazhi i përkrahës për Schumacherin, i cili është në gjendje kome që një muaj e gjysmë. Podolski e publikoi fotografinë e këpucëve të tij me mesazhin për Schumacherin në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter.

Schumacher është ende në luftë për jetë pas dy operacioneve të rënda dhe mjekët kanë filluar që të provojnë zgjimin e tij.

Fatkeqësisht, Schumacher nuk reagoi pozitivisht në tentimin e parë, pasi trupi i është paraqitur i shtangur, ka raportuar Bild.