Schumacher ka humbur 20 kilogramë

Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje kome. Edhe pse ka disa javë që nga spitali i Grenobles është njoftuar se stafi mjekësor është duke provuar procesin e zgjimit nga koma, ende nuk ka ndonjë informacion se si është duke reaguar shtatë herë kampioni i botës në Formula 1. Në ndërkohë, e përditshmja sportive italiane…

Sport

11/03/2014 21:09

Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje kome.

Edhe pse ka disa javë që nga spitali i Grenobles është njoftuar se stafi mjekësor është duke provuar procesin e zgjimit nga koma, ende nuk ka ndonjë informacion se si është duke reaguar shtatë herë kampioni i botës në Formula 1.

Në ndërkohë, e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka publikuar një lajm brengosës: Schumacher ka humbur 20 kilogramë.

Ylli gjerman është i shtritë në spitalin e Grenobles nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar kur pësoi gjakderdhje në tru pas rrëzimit që pati derisa ishte duke skijuar në alpet zvicerane në shtegun Meribel.

Gazzetta ka raportuar se Schumacher ishte 75 kilogramë kur u shtri në spital kurse aktualisht peshon 55.