lajmi.net

Schumacher është më mirë

Michael Schumacher ka treguar shenja “të vogla por inkurajuese” dhe familja e tij beson se ai “do të zgjohet” nga koma, sipas një komunikate të publikuar sot. Schumacher ka kaluar gati 11 javë në komë pas aksidentit në skijim më 29 dhjetor, dhe iu nënshtrua dy operacioneve për të hequr gjakun nga truri i tij.…

Sport

12/03/2014 14:28

Michael Schumacher ka treguar shenja “të vogla por inkurajuese” dhe familja e tij beson se ai “do të zgjohet” nga koma, sipas një komunikate të publikuar sot.

Schumacher ka kaluar gati 11 javë në komë pas aksidentit në skijim më 29 dhjetor, dhe iu nënshtrua dy operacioneve për të hequr gjakun nga truri i tij. 45-vjeçari mbetet në procesin e zgjimit në spitalin e Grenobles në Francë.

Komunikata e publikuar nga menaxherja e tij në emër të familjes shkruan: “Ne jemi, dhe mbetemi optimist se Michael do të tejkalojë këtë dhe do të zgjohet”.

“Nganjëherë ka shenja të vogla por inkurajuese, por po ashtu duhet të kemi shumë durim. Michael ka pësuar lëndime të rënda. Është shumë e vështirë për të gjithë ne që të ballafaqohemi me gjithçka që ndodhi në të kaluarën, sepse jemi në dhimbje dhe situatë të vështirë. Ishte e qartë nga fillimi se do të jetë një rrugë dhe betejë e gjatë për Michaelin”.

Schumacher është më mirë

Michael Schumacher vazhdon të jetë në komë, në gjendje kritike por stabile, në spitalin në Grenoble, pas aksidentit të 29 dhjetorit që pësoi duke skijuar në Alpet franceze. Heshtja është absolute, doktorët kanë urdhra strikte të qëndrojnë të heshtur në raport me media, por nga Gjermania vijnë lajme që sugjerojnë se gjendja shëndetësore e shtatë…

Sport

15/01/2014 12:40

Michael Schumacher vazhdon të jetë në komë, në gjendje kritike por stabile, në spitalin në Grenoble, pas aksidentit të 29 dhjetorit që pësoi duke skijuar në Alpet franceze.

Heshtja është absolute, doktorët kanë urdhra strikte të qëndrojnë të heshtur në raport me media, por nga Gjermania vijnë lajme që sugjerojnë se gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, mund të jetë përmirësuar.

Moecke Peter Heinz, kreu i klinikës emergjente në Hamburg i tha të përditshmes gjermane Bild se: “Sa më parë që përfundoni gjendjen e komës, trupi fillon t’i rikthejë funksionet dhe përmirësohet frymëmarrja”.

Schumacher pësoi lëndime të rënda në tru pas rrëzimit derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel ku u përplas me kokë në një gur, jashtë shtegut.

LM