Schumacher ende në komë

Menaxherja e Michael Schumacherit ka njoftuar se legjenda e Formulës 1 vazhdon të jetë në fazën e zgjimit nga koma. Sabine Kehm shfrytëzoi rastin duke insistuar se vazhdimisht ka njoftime të pabaza mbi shëndetin e yllit gjerman i cili vazhdon të jetë i shtrirë në spitalin e Grenobles ku është duke u trajtuar pas aksidentit…

Sport

07/03/2014 09:57

Menaxherja e Michael Schumacherit ka njoftuar se legjenda e Formulës 1 vazhdon të jetë në fazën e zgjimit nga koma.

Sabine Kehm shfrytëzoi rastin duke insistuar se vazhdimisht ka njoftime të pabaza mbi shëndetin e yllit gjerman i cili vazhdon të jetë i shtrirë në spitalin e Grenobles ku është duke u trajtuar pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel në aplet zvicerane.

“Michael është gjithnjë në fazën e zgjimit”, deklaroi Kehm për mediet gjermane. “E shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje që çdo lajm rreth gjendjes shëndetësore të tij, që nuk vjen nga menaxhmenti i tij ose stafi mjekësor që është duke e trajtuar, të konsiderohet si e pabazë”, u shpreh ajo.

Schumacher ka kohë që është në procesin e zgjimit nga koma por dyshohet se nuk është duke reaguar mirë në tentimet e deritashme, andaj së fundmi kanë qarkulluar fare pak lajme mbi gjendjen e tij shëndetësore.