Schumacher duhet të mësohet të flas, ecën dhe hajë

Michael Schumacher nuk do të jetë më Michael Schumacher. Legjenda gjermane e Formulës 1, mund të ketë nevojë të mësojë të ecën, flas dhe hajë, nëse zgjohet nga koma.

Sport

09/05/2014 23:27

Ikona e Formulës 1, Michael Schumacher duhet të mësohet të ecën, flas dhe hajë, nëse zgjohet nga koma.

Profesori Peter Hutchinson, nga Universiteti i Cambridge, ka thënë se ish ngasësi gjerman, mund të mos jetë më kurrë personi i njëjtë.

Shtatë herë kampioni i botës ka kaluar 132 ditë në komë pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në alpet franceze, pak pas Krishtlindjeve.

“Nuk është sikur dikush do t’i ndezë dritat dhe gjithçka do të jetë sërish në vend. Ai ndoshta do të rikthehet në një botë të cilën nuk e njeh”, deklaroi Hutchinson.

Magazina gjermane Focus po ashtu shkroi sot: “Michael Schumacher duket se e ka fituar betejën e tij me vdekjen. Por, ai ende duhet të luftojë për jetën para tij. Ai do të rikthehet në një botë ku gjithçka ka ndryshuar. Do të rikthehet në realitetin me të cilin nuk është mësuar. Schumacher nuk do të jetë më Schumacher”.

“Ai duhet të mësohet me kushte të reja, duhet të mësojë sërish gjërat bazike, të flet, hajë, ecën e ndoshta asgjë nuk do të jetë më e lehtë siç ka qenë dikur”. Skitari zviceran Daniel Albrecht, i cili ishte në komë për tri javë pas një aksidenti në Kitzbuhel më 2009, deklaroi: “Kur zgjoheni ju duhet të filloni nga zero”.