Schumacher, asnjë përmirësim

Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sport

06/02/2016 11:53

Mediat gjermane kanë konfirmuar deklaratat e ish presidentit të Ferrarit, Luca di Montezemolo i cili ka njoftuar se Michael Schumacher është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ish kampioni nga Formula 1 vazhdon betejën e tij pas rrëzimit që pësoi derisa ishte duke skijuar, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, e përditshmja gjermane “Bild” ka njoftuar se Schumacher është pikërisht ashtu siç ka thënë Montezemolo, pa ndonjë shenjë të përmirësimit edhe pse ka kaluar një kohë të gjatë në kurim nga lëndimet e rënda.