Scholes: Nëse ai lojtar nuk mund ta bëjë në pasim, ai nuk duhet të jetë pjesë e Man Utd – Lajmi.net
Scholes: Nëse ai lojtar nuk mund ta bëjë në pasim, ai nuk duhet të jetë pjesë e Man Utd
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 18:24, 6 December 2018
Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka kritikuar mesfushorin Ander Herrera.

Manchester United ka dështuar për të katërtën ndeshje më radhë të gjejë fitoren, duke barazuar 2:2 me Arsenalin në ‘Old Trafford’.

Cak i kritikave pas kësaj ndeshje, ka qenë mesfushori Ander Herrera.

Paul Scholes duke folur për BT Sport, ka thënë se lojtarët që nuk mund të bëjnë një pasim, nuk mund të jenë lojtarë të Manchester United.

“Duhet të vëni në pikëpyetje kualitetin e lojtarëve. Rio Ferdinand bëri atë pyetje kur tha, ‘A është në gjendje që Ander Herrera ta pasojë atë top te Pogba?’”, ka deklaruar Scholes, përcjell ‘lajmi.net’

“Bëhet fjalë për një hapësirë 15-20 metra, po flasin ndoshta për një pasim rreth 30 metra – një pasim i thjeshtë – nëse ai nuk është mjaftueshëm i mirë që ta bëjë atë pasim atëherë ai s’duhet të jetë në këtë klub”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO