Scholes: Ky futbollist nuk duhet të largohet nga Unitedi (FOTO)

Wayne Rooney duhet të mbetet të Manchester United.

Sport

26/03/2017 16:14

Kështu ka deklaruar ish mesfushori i Manchester United, Paul Scholes.

Rooney këtë sezon ka luajtur pak minuta për Manchester Unitedin e Jose Mourinhos, dhe largimi i tij në fund të këtij sezoni ka qenë shumë i diskutuar.

Janë skuadrat nga Kina që kanë shprehur interesim për 31 vjeçarin, por sipas Scholes, Rooney duhet t’i refuzojë të gjitha ofertat dhe të mbetet te Unitedi, dhe të punojë për t’u rikthyer në formacionin startues.

“Wayne ka qenë një futbollist i madh për Anglinë dhe Manchester Unitedin gati për 15 vite”, ka deklaruar Scholes, përcjell lajmi.net.

“Ai gëzon respekt të madh, dhe mendoj se ende mund të ketë rol të rëndësishëm te Unitedi dhe Anglia. Unë nuk e shoh atë te një skuadër tjetër angleze, ai duhet të marr veten dhe të jetë sërish i rëndësishëm për Unitedin”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6