Scholes ka një këshillë për Man Utd – Përmendet Solskjaer

Legjendae Manchester United, Paul Scholes, ka dhënë një këshillë për ish skuadrën e tij.

Sport

17/02/2019 15:55

Scholes beson se United duhet t’ia besojnë Ole Gunnar Solskjaer pozitën e trajnerit permanent, pas rezultateve të norvegjezit.

Humbja në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër PSG nuk e ka shqetësuar anglezin, pasi ai mbështetet në rezultatet e 12 ndeshjeve.

“Nuk do ta kisha problem nëse Solskjaer merr punën e trajnerit. E di se njerëzit po bëjnë shumë pyetje pas disfatës, por duhet ditur se ata janë PSG” ka thënë Scholes, transmeton lajmi.net.

“E dija gjithmonë se ka talent në skuadër. Ole erdhi me një buzëqeshje në fytyrë dhe ua dha një krahë lojtarëve. Ai u dha liri atyre dhe u pasqyrua me rezultate të mira” ka thënë tutje mesfushori.

Solskjaer shpreson në një përgjigje të skuadrës së tij në kuadër të Kupës FA, ku do të përballet me Chelsean.

Pozita e tij është ende në pikëpyetje, mirëpo shumë legjenda të klubit po e përkrahin norvegjezin. /Lajmi.net/