Scholes, Gerrard apo Lampard? Përgjigje epike nga Ferdinand

Ekziston një numër i madh i arsyeve pse Paul Scholes, Steven Gerrard e Frank Lampard konsiderohen tre nga talentët më të mëdhenj në histori të futbollit anglez.

Sport

27/11/2017 17:27

Si Alex Ferguson, ashtu edhe Jose Mourinho kërkonin në skuadrën e tyre Steven Gerrardin, për të bërë edhe më të fortë mesfushën e tyre, edhe pse në skuadër kishin Pual Scholes dhe Frank Lampardin.

Por cili nga këta të tre ishte më i miri?

Është Rio Ferdinand që i është përgjigjur kësaj pyetje, i cili ka luajtur 12 vite me Paul Scholes në ‘Old Trafford’, e disa vite me Lampardin e Gerrardin në ekipin kombëtar të Anglisë.

“Të gjithë ata do të zgjidhnin vetveten”, ka deklaruar fillimisht Ferdinand.

“Dhe kjo është ajo që bënë lojtarët e mëdhenj. Dhe në këto situata, secili prej tyre do të kishte një argument për të sugjeruar vetveten”, ka shtuar ai./Lajmi.net/