Schlumberger i kënaqur me rrjedhën e zgjedhjeve në veri

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka vlerësuar se procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyrën më të mirë.

Lajme

08/06/2014 16:23

Schlumberger gjatë vizitës që ka u bërë disa qendrave të votimit në veri të Mitrovicës, tha se deri më tani nuk informacione për ndonjë parregullsi, raporton KosovaPress.

“Aktualisht jam duke bërë vizitë në vendvotime të ndryshme në veri të Mitrovicës, më herët isha në Zveçan, më vjen mirë që çdo gjë është duke shkuar ashtu siç duhet dhe në mënyrë korrekte”.

“Deri tani më kanë thënë se nuk është shënuar asnjë incident, çdo gjë ka shkuar si duhet dhe në kohë, ndërsa edhe qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar për asnjë parregullsi”, ka thënë Schlumberger.

Ai ka potencuar se OSBE-ja ka një rol të mbështetjes në këto zgjedhje, dhe ka po ashtu përgjegjësi t’i përcjellë KQZ-së çdo informatë që merr nga vendvotimet, por deri tani çdo gjë po shkon si duhet. Kosovapress.