Schalke rrezikon nga ajri

Trajneri i Schalke 04, Jens Keller ka një plan se si të mposht Real Madridin. Ai dëshiron që skuadra e tij të vë nën presion gjigantin spanjoll me lojë direkte. Një plan të ngjashëm e aplikoi edhe Borussia Dortmund në sezonin e kaluar me përjashtimin se ka një skuadër më të talentuar se Schalke. Mirëpo,…

Sport

21/02/2014 09:04

Trajneri i Schalke 04, Jens Keller ka një plan se si të mposht Real Madridin. Ai dëshiron që skuadra e tij të vë nën presion gjigantin spanjoll me lojë direkte.

Një plan të ngjashëm e aplikoi edhe Borussia Dortmund në sezonin e kaluar me përjashtimin se ka një skuadër më të talentuar se Schalke.

Mirëpo, ekipi i Kellerit njihet më tepër për kërcënim në lojën në ajër dhe synon që ta shfrytëzojë këtë armë në duel me Los Blancos javën e ardhshme në duelin e parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Stërvitjet e Schalkes në dy javët e fundit kanë qenë praktikisht identike. Skuadra ka punuar në lojë në ajër, duke hapur lojën në krah, para harkimeve në zonë.

Synimi është që skuadra të ruajë posedimin në zona të rrezikshme në fushë dhe të sulmojë mbrojtjen e Real Madridit me topa të gjatë.

Dy qendërsulmuesit e Schalkes shquhen si futbollistë të rrezikshëm në lojën në ajër, edhe pse vetëm njëri prej tyre pritet të luajë si titullar kundër Real Madridit, dhe bëhet fjalë për një ish anëtar të Los Blancos, Klaas Jan-Huntelaar që do të ballafaqohet me Pepen dhe Sergio Ramos.