Schalke – Porto, rekord i Casillasit në Ligën e Kampionëve

Rekord i ri nga Iker Casillas.

Sport

18/09/2018 10:58

Ish-portieri i Real Madrid dhe aktualisht portieri i Portos, Iker Casillas, duket se ende është në një formë të mirë pavarësisht moshës së tij.

Ditën e sotme Casillas do të nisë sezonin e tij të 20 radhazi në Champions League, duke thyer rekordin e uellsianit Ryan Giggs, i cili kishte arritur të duronte 19 sezone radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në botë.

Spanjolli nisi të luajë në Champions më 5 shtator 1999, me Real Madrid, në një ndeshje kundër Olympiakos, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Me “Los Blancos” luajti 16 sezone radhazi, duke qenë pjesëmarrës në 152 ndeshje (90 fitore, 29 barazime dhe 33 humbje). Gjithashtu, fitoi 3 Champions League (1999-2000, 2001-2002 dhe 2013-2014).

Me Porton ka luajtur në 3 edicione Champions-i, ndërsa nga nesër do të nisë sezonin e tij të katërt.