Schalke e Monchengladbach pas Xhemajlit

Blerim Xhemajli me gjasë do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Mesfushori shqiptar vazhdon të qëndrojë në bankinë, pasi trajneri Rafael Benitez ka preferenca tjera. Përfaqësuesi zviceran i ka zhvilluar vetëm 25 ndeshje deri tash në kampionat dhe kupa dhe vetëm 19 prej tyre i ka nisur nga fillimi. Kjo ka bërë…

Sport

17/03/2014 22:50

Blerim Xhemajli me gjasë do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Mesfushori shqiptar vazhdon të qëndrojë në bankinë, pasi trajneri Rafael Benitez ka preferenca tjera.

Përfaqësuesi zviceran i ka zhvilluar vetëm 25 ndeshje deri tash në kampionat dhe kupa dhe vetëm 19 prej tyre i ka nisur nga fillimi.

Kjo ka bërë që futbollisti shqiptar nga Maqedonia të kërkojë të shitet, pasi në fund të sezonit të kaluar ishte protagonist absolut i ekipit të Walter Mazzarrit.

Ish futbollisti i Boltonit, Torinos e Parmës ka kontratë me Napolin deri në vitin 2015, por as klubi e as lojtari nuk duan ta respektojnë deri në fund këtë kontratë.

Xhemajli pritet të shitet gjatë verës. Dhe, interesimet për të nuk mungojnë. Vitin e kaluar dëshironte të shkonte në Milan, por mesfushori shqiptar tash pëlqehet edhe në Bundesligë.

Sipas mediave italiane, Schalke dhe Borussia Monchengladbach ia kanë vënë syrin futbollistit kualitativ.

Në rast se e zgjedh këtë të dytën, Xhemajli do të luante së bashku me bashkëkombësin, Granit Xhaka. Edhe aty ku është, tetovari luan me bashkëkombësin, Valon Behrami.