Schalke 2-3 Man City, notat e lojtarëve

Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 si mysafirë i Schalkes në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Sport

20/02/2019 23:25

Anglezët e nisën mirë takimin kur arritën të shënonin me Kun Agueron që në minuan e 18-të.

Por, Schalkes iu deshën vetëm shtatë minuta në fund të pjesës së parë për ta përmbysur rezultatin falë dy penalltive.

Nabil Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 2:1.

Leroy Sane dhe Raheem Sterling tronditen Veltins Arenan, duke e rikthyer rezultatin në favor të skuadrës së Pep Guardiolës, për fitore 2:3.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/