Scarlett Johansson po e pret fëmijën e parë

Scarlett Johansson, 29 vjeçarja e byukur, raportohet se ka mbetur shtatëzënë me të dashurin e saj, Romain Dauriac, me të cilin është fejuar në shtatorin e vitit të kaluar. “Unë dua të kem familjen time, pasi një gjë e tillë është perfekte. Jam duke menduar që ta krijoj atë”, kishte thënë Johansson në një deklaratë…

ShowBiz

03/03/2014 23:25

Scarlett Johansson, 29 vjeçarja e byukur, raportohet se ka mbetur shtatëzënë me të dashurin e saj, Romain Dauriac, me të cilin është fejuar në shtatorin e vitit të kaluar.

“Unë dua të kem familjen time, pasi një gjë e tillë është perfekte. Jam duke menduar që ta krijoj atë”, kishte thënë Johansson në një deklaratë për Daily Mail gjatë dhjetorit të vitit 2013.

Si duket tashmë kjo dëshirë e saj është shndërruar në realitet, pasi është duke pritur fëmijën e saj të parë, me personin që e dashuron shumë, Dauriacin.